DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Morën nga 300 euro ryshfet, aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë

30 Qershor 2026
A A
Morën nga 300 euro ryshfet, aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet D.N. dhe E.Q., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës.

 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë, në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, kanë vepruar në bashkëveprim duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare

Aktakuza specifikon se në secilin prej dy rasteve, D.N. dhe E.Q. kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, si kundërshpërblim për të mos ndërmarrë veprimet që u takonin sipas detyrës zyrtare.

“Me këto veprime, të pandehurit D.N. dhe E.Q., në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas shqyrtimit të çështjes, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, është kërkuar shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com