DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mos ta faltë Zoti evladin e keq se mundet me fëlliq edhe emrin e familjes” – Kadrijaj sulmon Gërvallën

10 Prill 2026
A A
“Mos ta faltë Zoti evladin e keq se mundet me fëlliq edhe emrin e familjes” – Kadrijaj sulmon Gërvallën
Share on Facebook

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ministren Donika Gërvalla Schwarz lidhur me financimin e librit të Shkëlzen Gashi me 15 mijë euro, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.

Ajo ka akuzuar Gërvallën se, duke përdorur emrin e babait të saj, ka fyer çlirimtarët, komandantët dhe luftën e UÇK-së.

“Pyetja është për Donika Gërvalla Schwarz, e cila e ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në këtë Kosovë e bartin një barrë historike, një barrë kombëtare, një barrë familjare dhe konform kësaj edhe duhet me u sjell. Ka këtu duke përdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarë, ka fyer komandantë, ka fyer UÇK-në”, tha fillimisht ajo.

Tutje, ajo tha se u kritikua nga një ushtar i UÇK-së për mosreagimet ndaj sjelljes së Gërvallës kundrejt Ramush Haradinajt.

“Rastësisht këto ditë e takova një ushtar të UÇK-së nga Gjakova, ju kanë vrarë dy vllezër, a e di si u përgjigj. Pse nuk iu përgjigje Donika Gërvallës me sjelljet që i ka bërë ndaj Haradinaj? Përgjigjja ime është se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës, më tha jepja një përgjigjje po e citoj: Nëse ti babën e ke hero, unë jam heroinë. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, unë e kam bartë armën dhe i kam mjekuar ushtarët e UÇK-së, andaj një mesazh për Donikën, mjaft është mjaft me këto fyerje. Ka thënë edhe një fjalë e urtë popullore, mos ta faltë Zoti evladin e keq se mundet me fëlliq edhe emrin e familjes”, tha Kadrijaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com