DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MPB lanson sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

3 Korrik 2025
A A
MPB lanson sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive
Share on Facebook

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të lansojë sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e përdorimit të armëve në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme gjatë festimeve.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Peter Valleste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, z. Nuno Queiros, si dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi. Po ashtu, në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor dhe institucione të tjera relevante.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat ligjore dhe rrezikun që sjellin të shtënat festive, veçanërisht gjatë sezonit të dasmave dhe festave, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com