DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore s’mbajnë akoma funksione zyrtare në Serbi, kanë hyrë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

10 Nëntor 2026
A A
Studentët që i fituan zgjedhjet në Serbi vizitojnë Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, Kosovës i referohen edhe me termin “Metohi”
Share on Facebook

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore që po e merr pushtetin në Serbi, të cilët këto ditë ishin në Kosovë.

“Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MPJD.

Ministria tha se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare dhe qe hyrja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë u realizua “në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm”.

“Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Për vizita të kësaj natyre nuk kërkohet miratim paraprak nga MPJD-ja”, thuhet në përgjigje.

Në raste të tjera, MPJD theksoi se “kërkesat për vizita zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në Republikën e Kosovës përcillen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe trajtohen sipas procedurave përkatëse institucionale”.

Gjatë vizitës në Kosovë, Fegja Dimoviq, një kandidat i Listës Studentore tha se ky vend zë vend të rëndësishëm në programin politik të këtij subjekti politik, që e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.

“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviq në një postim në Facebook.

Vizitorët nga Beogradi ishin edhe në Manastirin e Graçanicës dhe në Manastirin e Deçanit, që janë pjesë e Kishës Ortodokse Serbe dhe menaxhohen nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Manastiri i Deçanit tha më pas në një komunikatë të lëshuar se përfaqësuesit e Listës Studentore “theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale, ndihmës juridike dhe profesionale, si dhe formave të tjera të ndihmës të nevojshme për një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme” të serbëve në Kosovë pasi ta marrin zyrtarisht pushtetin në Serbi.

Kjo ishte vizita e parë e përfaqësuesve të kësaj liste në Kosovë që prej fitores në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 442)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com