Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se me qeveri të majta në Kosovë e Shqipëri, pakënaqësia e shtresave të ndryshme është rritur me të madhe.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se në Shqipëria pakënqësia ndodhi pasi pushteti nuk deshi të dëgjojë.
Sipas tij, klasa politika dhe qytetarët duhet të nxjerrin mësime.
“Me qeveri të majta në Kosovë dhe në Shqipëri për shumë vite, me pushtet autokratik në të dyja vendet, pakënaqësia e shtresave të ndryshme të shoqërive tona është rritur me të madhe. Në Shqipëri pakënaqësia ka shpërthyer mbasi pushteti nuk deshi të dëgjojë. Në të dyja vendet, klasa politike, por edhe qytetarët, do të duhej të nxirrnin mësime prej pësimeve. Zgjedhjet që bëjnë qytetarët dhe politikanët e përcaktojnë jo vetëm fatin e tyre, por edhe fatin e të dyja vendeve tona”, ka shkruar ai.
