DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi: Kurti s’ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje

30 Prill 2025
A A
Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë
Share on Facebook

Pas gjashtë përpjekjesh të dështuara për të siguruar vota në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentares kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ftuar për konsultime krerët e PDK-së, Memli Krasniqin dhe të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kurti përballë refuzimeve për Albulena Haxhiun e ka përsëritur plotë 7 herë kandidimin e saj duke dështuar 6 herë ndërsa një herë kryesuesi i VV-së nuk e ka hedhur në votim.

Duke parë që “përsëritja e veprimit të njëjtë s’po sjell rezultat tjetër”, Kurti ka provuar t’i thërras krerët e PDK e LDK. Zyrtarë të VV’së e kanë konfirmuar se ky subjekt ka zhvilluar negociata me Fatmir Limajn por si duket pa rezultate, kreu i NISMA’s dhe deputët e këtij subjekti s’i kanë dhënë votat për Haxhiun.

Duke i komentuar ftesat e sotme analisti Shenoll Muharremi, në një përgjigje për Express thotë se, Kurti s’ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje.

“Nuk e di nëse është manovër politike apo ndryshim qëndrimi. Nëse e kuptojmë situatën, Kurti nuk ka shumë mundësi: ose duhet të bashkëpunojë dhe të arrijë marrëveshje me PDK-në, ose të shkojë në zgjedhje të reja. Për të dy rastet duhet dialog politik ndërpartiak dhe duhet të konstituohet Kuvendi. Për atë, takimi është i mirë dhe i duhur – është i domosdoshëm,” ka deklaruar Muharremi.

Pavarësisht ftesës për konsultime nga ana e kryeministrit në detyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Ata kanë thënë se zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit është çështje politike por, s’duan të përfshihen në ndonjë marrëveshje, derisa për nënkryetarin që i takon LDK-së nuk negociojnë pasi i takon këtij subjekti.

Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30. Ndërkohë që mbledhja e nëntë e seancës konstituive do të fillojë nga ora 10:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 563)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 831)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com