DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi ngre dyshime për propozimin për President: Me gjasë, Albini ka krijuar një kurth të ri për LDK-në

30 Gusht 2026
A A
Bllokada nga VV, Muharremi: Strategjia “o krejt, o asgjë” po e dërgon në opozitë
Share on Facebook

Emri i Bekim Sejdiut po qarkullon si një emër konsensual, parimisht, mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Por analisti Shenoll Muharremi ka thënë se kjo mund të jetë “një kurth i Albin Kurtit ndaj LDK-së”.

Kjo pasi Muharremi ka thënë se Sejdiu, si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, ishte protagonist në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Rrjedhimisht, sipas tij, kjo “vështirë krijon konsensus brenda LDK-së”.

“Me gjasë, Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK-në sa i përket propozimit për president. Dihet që propozimi është një protagonist që e ka rrëzu qeverinë e Avdullah Hotit. Pastaj, gjithashtu, ka qenë pjesë e kabinetit të Vjosa Osmanit. Pra, ky është një emër që shumë vështirë krijon konsensus brenda LDK-së.

E, nga pozita e Kurtit, pse mos me përça dhe nda edhe më shumë LDK-në, kur ai e ka në plan me shku në zgjedhje? Pse ka pritur aq gjatë, kemi humbur dy muaj deri tani, nëse ai nuk ka plan me shku në zgjedhje përsëri?

Tash keni me i pa deputetët e LVV-së duke e potencu që ‘duhet siguri për të gjitha votat e LDK-së’, që në fund me ekspozu faktin që nuk ka siguri dhe vota”, ka thënë Muharremi.

“Këtu përgatitet terreni me fajsu LDK-në. Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ‘ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat’.

Kjo mundet me qenë një lojë e radhës, për shkak se Kurti moti e ka bë mendjen me shku në zgjedhje tjera. Sado i bukur dhe i besueshëm që duket ky tregim me kandidatin në fjalë, vështirë është i realizueshëm.

Në fund, viktimë është LDK-ja, por gjithashtu mundet me qenë edhe një goditje e fundit për Osmanin. Kurti, për nga karakteri i tij, nuk ua fal shumë ish-kolegëve dhe kundërkandidatëve kur është fjala te mospajtimet dhe jolojaliteti”, ka shkruar Muharremi.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com