Osman Musliu, kandidat i VV me numër 89, ka lëshuar një komunikatë.
Mulla Osmani ka theksuar se nuk do të tregtojë besimin e kombin për vota.
Postimi i plotë:
E kam marrë një vendim të palëkundur:
As besimin, as çështjet kombëtare e as ndjenjat tuaja nuk do t’i përdor si monedhë për të fituar vota.
Këto ditë, vendi im nuk është në studiot televizive, por në mesin e qytetarëve, aty ku dëgjohet e vërteta pa filtra.
Angazhimin tim për kombin dhe vlerat tona nuk e kam bërë asnjëherë për t’u shpërblyer me poste, por sepse thjesht u besoj dhe jetoj me to.
Vlerat që kam mbrojtur tërë jetën, si qytetar që e do vendin dhe si besimtar që i frikësohet Zotit, janë të paluhatshme. Ju e njihni Mulla Osmanin. Ajo që kam thënë dje vlen edhe sot.
Ndërsa ata që tregtojnë fenë e kombin për disa vota më shumë, le t’i tregojnë vetë popullit se ku mbaron halli i qytetarit e ku fillon interesi i tyre.
