Kete here pasuli I hoxhës Osman Musliu po mdoket që nuk shkoi huq.
Garoi me numer 89, e u radhit i 16 per nga numri i votave me mbi 31 mijë sosh, te mjaftueshme per t[u bere deputet në Kuvendin e Kosovës.
Edhe Naim Bardiqi qe i hyri karate, u bo deputet – deklarata e stër folur nuk e penalizoi që të mos futej sërish në Kuvend.
Bardiqi i cili radhitet i 50-ti në listën e Vetëvendosjes, i mori 14 mijë e 107 vota.
Po i njejti fat nuk e përcolli Fatos Gecin, duket se qytetarët ia morën inati pas deklaratës së tij për Hashim Thaçin.
Ky i fundit i mori veç 11 mijë e 598 vota, apo rreth 17 mije vota me pak se ne zgjedhjet e kaluara.
Adelina Tërshani, që ishte goxha e zëshme këto zgjedhje nuk i mori votat për deputete.
Ajo pati gjithsej 12 mijë e 568 vota.
Garë e ashpër po zhvillohet mes Agim Bahtirit e Dimal Bashës sa i përket votave.
Bahtiri deri me tani eshte i 37-ti me 18 mijë e 93 vota, ndërsa Dimal Basha i 38-ti me 17 mijë e 556 vota.
Kush na ka çuditë ksaj here që nuk i ka mbrri votat për deputete është ish-ministrja Rozeta Hajdari.
E akuzuara ne rastin me rezervat shteterore, i ka mbledh veç 11 mijë e 783 vota, se çka ka ndodh kush nuk e dinë.
Ma shumë vota kanë marrë vota disa gra që kanë kandidu për herë të parë ne listen e VV-se, se sa Hajdari.
Për shembull, Krenare Çerkini e 35 -ta në listë, ka arritë mi marrë 18 mijë e 206 vota.
Vetëvendosje si gjithmonë me laramani në deputetë, artistat s’i mungojnë asnjëherë..
Për dyshen e famshme s’kemi dyshime, Edona Llalloshin me 26 mijë e 718 vota ndërsa Adriana Matoshin me 20 mijë e 129 vota, e pergjysmuar nga zgjedhjet e kaluara ku ne zgjedhjet e dhjetorit i kishe 38 mijë e 348 vota.
Llaloshi radhitet e 22-ta në listë kurse Matoshi e 31-ta.
Por as aktori i njohur Armend Baloku nuk ia la lehtë, ai mori 23 mijë e 554 vota.
Me 28 mijë e 740 vota e kemi të renditur të 18-tin në listë vëllaun e heroit Ilir Konushevcit, Artonin.
E surpriza e këtyre zgjedhjeve brenda Vetëvendosjes është numri 68, Ilir Kërçeli, i cili u radhit i 12-ti, me gjithesej 48 mijë e 223 vota.
