DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mund të gjobitet ose burgoset” – avokati shpjegon pasojat për Kurtin nëse nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim

19 Shkurt 2025
A A
Dalin komunikime tjera në WhatsApp, Kurti i propozon Krasniqit punësimin e një aktivisti
Share on Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën për thirrjen e kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e konfirmoi duke shtuar se kërkesa është pranuar dhe është në proces shqyrtimi.

Por, çfarë mund të ndodhë nëse Kurti vazhdon të refuzojë të paraqitet në gjykatë?

Avokati Ardian Bajraktari tha se kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë.

Në rastet kur dëshmitari nuk paraqitet, ai mund të dënohet me gjobë prej 250 euro dhe, nëse vazhdon të bëjë të njëjtin veprim, mund të burgoset.

“Çdo qytetar, pavarësisht statusit dhe pozitës, është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar. Nga ky detyrim nuk përjashtohet as Kryeministri i vendit, aq më tepër që ai do të duhej të reflektonte në raport me peshën dhe pozitën që ka. Sipas Kodit të Procedurës Penale, konkretisht nenit 132, gjyqtari i procedurës paraprake mund ta detyrojë dëshmitarin të paraqitet, si sipas detyrës zyrtare, ashtu edhe sipas kërkesës së prokurorit të shtetit,” tha ai.

“Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari e dënon atë me gjobë deri në 250 euro për çdo herë që nuk paraqitet. Vlen të theksohet se nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pas ndëshkimit me gjobë, ai mund të burgoset. Burgimi do të vazhdojë derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, derisa dëshmimi i tij të bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj.”

Avokati tha se një qasje e tillë nuk duhet të aplikohet nga Kryeministri, duke i bërë thirrje që të reflektojë dhe të përgjigjet sa më shpejt thirrjes së organeve të drejtësisë.

Theksojmë se Kurti ka refuzuar të paraqitet në prokurori, duke iu kërkuar prokurorëve që ata t’i shkojnë në zyrë për intervistim.

“Jam thirrur aty si dëshmitar për të dëshmuar në lidhje me një çështje. Unë mbetem i hapur të bashkëpunoj me prokurorinë dhe gjykatat dhe kam bërë ftesën që dëshminë ta jap në zyrën time. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, deklaronte ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com