Deputeti i VV-se, Hekuran Murati, ka thene se formimi i Qeverise dhe konstituimi i Kuvendit jane dy procese te ndara, raporton Ekonomia Online.
“Formimi i Qeverisë i takon partisë fituese, e cila duhet të sigurojë 61 vota. Shpresoj dhe uroj që konstituimi i Kuvendit të ndodhë sot. Po të varej vetëm nga ne, ai do të ishte konstituar tashmë. Është opozita ajo që po e bllokon këtë proces. Kryesuesi e ka për detyrë dhe përgjegjësi të vazhdojë seancën”.
“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në këto zgjedhje dhe mendoj se është një propozim i duhur. Këto janë dy procese të ndara: njëri është konstituiv, ndërsa tjetri është barrë e partisë – në këtë rast e Kryeministrit Kurti – për të siguruar shumicën e nevojshme”.
