DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Murati pas pezullimit të tenderit 137 milionësh të KEK-ut: OSHP, institucion i kapur nga opozita

4 Korrik 2025
A A
Murati: Opozita po kërkon braktisje të institucioneve, diçka që s’ka ndodhur asnjëherë
Share on Facebook

Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.
Për këtë çështje ka shkruar ministri në detyrë, Hekuran Murati, i cili OSHP-në e quajti “institucion të kapur nga opozita”.

“Sa herë që KEK tenton të regjenerojë kapacitetet, disa nga opozita mobilizohen me të gjitha institucionet e kapura që të pengojnë çfarëdo pune që do rriste sigurinë e furnizimit apo edhe kapacitetet gjeneruese nga KEK. Rastin më të fundit e keni tenderin për rehabilitim të bllokut A3, për të cilin Hykmetja që nga dita e parë ka sulmuar ndërmarrjen. Sot, Hykmetja i qenka gëzuar lajmit se tenderi qenka pezulluar me urdhër të OSHP-së, me arsyetimin se tenderi ka kritere diskriminuese për kompanitë lokale (cila kompani lokale ka kapacitet për rindërtim të termocentraleve se?)”, shkroi në Facebook, Murati.

Për këtë pezullim, Murati akuzoi “opozitën” dhe tha se tash do të ketë vonesa në rehabilitimin e bllokut A3.

“Pra në vend se puna të ecte dhe blloku A3 të rehabilitohej sa më shpejtë, do të kemi vonesa të reja, sepse opozitës i pengon çfarëdo rritje e kapaciteteve publike”.
Ngjashëm e patën sulmuar edhe kontratën me General Electric për ndërrim të turbinave të TC Kosova B1 dhe B2, projekt që rrit jetëgjatësinë e dy blloqeve dhe shton kapacitetin gjenerues. Ngjashëm e kanë bllokuar edhe marrëveshjen me EIB për 100 MË energji solare në KEK. Ngjashëm e patën bllokuar edhe projektin e Bilfinger për rehabilitimin e komplet blloqeve të TC Kosova A, madje kjo ka ndodhur kur Hykmetja ka qenë ministre. Pra, sa herë që KEK tenton të rrisë kapacitetin furnizues, i shihni se si bëjnë çmos që ta pengojnë e vonojnë, këta që vazhdimisht pretendojnë se ua qajnë hallin qytetarëve. Vlerësojeni vetë të dashur qytetarë se kush po i shërben mafisë energjetike?”, shkroi në Facebook , Murati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com