DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Murati: Po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecim tutje

21 Prill 2025
A A
Murati: Po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecim tutje
Share on Facebook

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, kritikoi opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se Kushtetuta e përcakton qartë se propozimi për kryetar vjen nga partia fituese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kandidati i VV-së mbetet Albulena Haxhiu dhe se opozita nuk po tregon vullnet për të ecur përpara, ndonëse ka mundësinë ta zhbllokojë procesin.

“E pamë një seancë të radhës ku opozita vazhdon me bllokadën për konstituimin e Kuvendit. Kushtetua është e qartë që është e drejtë propozimi nga partia fituese. Kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë, sepse është detyrë që të konstituohet Kryesia e Kuvendit. Ne çdoherë kemi qenë dëshmitarë që vota për kryetarin ka qenë vota e të gjitha subjekteve politike. Kandidati ynë është dhe vazhdon të jetë Albulena Haxhiu. Po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecim tutje. Ndoshta duhet të ulemi. Kur hyjnë këtyre lojërave, kur kandidati kontestohet do të bëhet bllokimi. Çdokush mund të gjejë vërejtje për kandidatët, por kemi të bëjmë me konstituimin e Kuvendit. Të gjithë kanë thënë se ne do të bëjmë zvarritje, por ndodhi e kundërta opozita e ka mundësinë ta zhbollokojë procesin, por nuk po e bënë një gjë të tillë”, ka thënë Murati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 528)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 763)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com