DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musk së shpejti do të largohet nga administrata Trump

2 Prill 2025
A A
Musk ftohet në takim nga drejtori i CIA-s
Share on Facebook

Presidenti amerikan,Donald Trump thuhet se i ka thënë rrethit të ngushtë se Elon Musk do të tërhiqet nga roli aktual brenda administratës.

Musk është duke punuar si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE). Ai ka marrë kritika rreth përpjekjeve për të zvogëluar qeverinë federale të SHBA-së, duke shpërbërë tërësisht agjenci dhe duke pushuar dhjetëra mijëra punonjës nga puna.

Sipas Politico, miliarderi dhe pronari i Teslas dhe SpaceXt do të tërhiqet së shpejti nga ky rol dhe do të kthehet te bizneset e tij.

Musk aktualisht ka statusin e veçantë si një “punonjës special qeveritar”, që e përjashton përkohësisht nga disa rregulla etike dhe konflikti interesi. Ky afat 130-ditor pritet të skadojë në fund të majit ose në fillim të qershorit, raporton Telegrafi.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha Politico se Musk ka të ngjarë të mbajë një rol informal si këshilltar dhe të vazhdojë të shfaqet herë pas here në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Trump la të kuptohet të hënën se Musk do të duhet të rikthehet te bizneset “në një moment të caktuar”.

“Mendoj se është i mrekullueshëm, por gjithashtu mendoj se ka një kompani të madhe për të drejtuar dhe kështu, në një moment, ai do të kthehet”, tha Trump dhe shtoi se “ai dëshiron ta bëjë këtë. Unë do ta mbaja aq gjatë sa mund ta mbaja”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 741)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 214)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com