DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mustafa për gjashtë deputetët e LDK’së: S’i bën rrotë askush, i kanë qëndruar besnik partisë

3 Shtator 2026
A A
Mustafa për gjashtë deputetët e LDK’së: S’i bën rrotë askush, i kanë qëndruar besnik partisë
Share on Facebook

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se gjashtë deputetët kundërshtues të kësaj partie “nuk bien në agjendat e askujt”.

Mustafa tha se të gjashtë deputetët i kanë qëndruar besnik LDK-së.

Ish kryetari i LDK-së, tha se nuk e ka përcjellë intervistën e Lumir Abdixhikut dhe refuzoi që të komentet deklaratat e tij.

“Nuk mund të përgjigjem për deklarimin e Abdixhikut. Nuk e kam përcjellë. Sa i përket deputetëve të LDK-së, nuk i njoh të gjithë. Por më ka rënë të punoj me deputetët e LDK-se që u shprehën kundër marrëveshjes me VV-në. Jo me deputeten Janina Ymeri, e cila, për sa po e përcjell, po tregohet shumë profesionale në fushën e saj dhe parimore në qëndrime politike. Me të tjerët nuk është se jemi pajtuar çdoherë. Janë njerëz që kanë bindjet dhe pikëpamjet e tyre. Të ditur, të arsimuar, nga mjedise që kanë dhënë shumë për Kosovën. Në mesin e tyre: Akademik, profesorë universitar, kryeministër, drejtues zëvendëskryeministër, nënkryetar i Kuvendit, ministra, kryetarë të komisioneve parlamentare… Janë që s’i bë rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnik LDK-së. Vetëm kështu i njoh unë!”, tha Mustafa.

Deklaratat e ish-kryeministrit Isa Mustafa pasuan akuzat e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se 6 deputetët e LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen me LVV-në po punojnë me agjendë të huaj brenda LDK-së.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com