DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mustafa: Uzurpuesit e institucioneve duhet të kenë punë me ligjin, jo me Kushtetuesen

31 Korrik 2025
A A
Mustafa: Qeveria kalimtare, zgjidhje e arsyeshme për dalje nga kriza politike
Share on Facebook

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se situata e moskonstituimit të Kuvendit tregon mungesën e përgjegjësisë politike të partisë që doli e para në zgjedhjet nacionale, por jo fituese e zgjedhjeve.Mustafa thotë se qartazi Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për ta zgjedhur kryeparlamentarin, dhe rrjedhimisht as për formimin e qeverisë.

“Sidomos në një situatë kur partia në pushtet s’po përfill elementet bazike të Kushtetutës. Në një situatë normale, më shumë ka vend për ndërhyrje të gjykatave tjera për të sjellë para përgjegjësisë ata që po e shkelin rendin Kushtetues sesa vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.Më tej, ai thotë se “uzurpimi i pushtetit është në kundërshtim me Ligjin”.

“Uzurpimi i pozitës së kryesuesit të Kuvendit, duke devijuar rendin e ditës me manipulim të kërkimit të votave për votim të fshehtë e jo për kandidatin e propozuar për kryetar/e ngjan në paradoks kushtetues, ligjor, e të praktikës sonë parlamentare. Ata që abuzojnë me rolin e tyre, do duhej të kenë punë me ligjin, jo me Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta është e qartë, duhet të zbatohet e jo të rishkruhet, ashtu siç ka ndodhur. Kushtetuta njeh shumicën, si rregull të demokracisë”, potencoi Mustafa.

Ish-kryeministri po ashtu pati kritika edhe për opozitën e kaluar, për të cilën tha se nuk mund të shfaqë një sjellje ku s’e do as veten por as VV-në në pushtet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com