DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci: 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, po forcohet gjithëpërfshirja në shkolla

15 Shtator 2025
A A
Nagavci: 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, po forcohet gjithëpërfshirja në shkolla
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se është ndarë buxheti 500 asistentë për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet arsimore, raporton Ekonomia Online.

Ajo këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës shkollës fillore “Mitrush Kuteli” në Prishtinë.

“Si Ministri e Arsimit kemi pasur synim ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit dhe respektimin e plotë të gjithëpërfshirjes në shkollat tona. Në këtë drejtim kemi buxhetuar punësimin e 500 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe përveç ndarjes së buxhetit dhe planifikimit të vendeve të punës, kemi punuar edhe në përgatitjen e kuadrove, një shtatë gjenerata të rinjve dhe të rejave që kanë përfunduar trajnimet sipas programit Birsen, kualifikimet e nivelit të pestë në mënyrë që të ofrojnë mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet edukativo-arsimore.

Kemi trajnuar një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve që të punojnë me planin individual arsimor për të gjithë fëmijët për një plan të veçantë”, tha Nagavci.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Mitrush Kuteli”, Remzije Racaj, u shpreh se po punohet në drejtim të rritjes së kapaciteteve për mbështetje ndaj këtyre fëmijëve, megjithëse nevojat janë ende më të mëdha.

“Viteve të fundit shkolla jonë po fillon të kompletohet dalëngadalë, kemi psikologen e shkollës, mësuesen mbështetëse dhe këtë vit kemi dy asistente. Nuk është e mjaftueshme për të gjithë fëmijët që i kemi, por po shihet që po punojnë këta fëmijë dhe kanë nevojë për asistente. Shkolla në planifikimet e veta ka edhe trajnime për gjithëpërfshirjen brenda shkollës. Mundohemi që këta fëmijë që i kemi, t’i trajtojmë ashtu siç duhet”, tha Racaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com