DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci: Krizat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim

12 Nëntor 2026
A A
Nagavci: Krizat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Share on Facebook

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji elektrike.

Duke folur në foltoren e Kuvendit, Nagavci ka deklaruar se luftërat dhe krizat ndërkombëtare po ndikojnë në çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore, ndërsa pasojat ekonomike të tyre në Kosovë, sipas saj, janë ndier që nga viti 2022.

“Kemi hyrë në muajt e dimrit, po afrohen edhe festat e fundvitit, familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën”, ka deklaruar Nagavci.

 

Ajo ka theksuar se krizat ndërkombëtare nuk duhet të përdoren si arsyetim për çdo rritje të çmimeve, duke kërkuar dallimin mes shtrenjtimit që vjen si pasojë e kostos së furnizimit dhe rritjes abuzive.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato s’mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat rriten në mënyrë abuzive”, është shprehur ajo.

Nagavci ka shtuar se shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë qytetarët, por jo të gjitha familjet i rëndon në të njëjtën mënyrë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 554)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com