DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci me akuza ndaj opozitës, i ndërlidh edhe me Listën Serbe: Pamë vetëm refuzim

29 Prill 2026
A A
20 Milionët e Librave”: A Po Shndërrohet Ministrja Arbërie Nagavci në Zonja 10% e Arsimit?
Share on Facebook

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve politike dhe për refuzim të vazhdueshëm ndaj çdo propozimi që vjen nga partia e saj.

Sipas saj, çdo iniciativë e LVV-së është përballur me kundërshtim nga opozita.

“Në përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme, u përballëm me një bllokadë të pakapërcyeshme. Në vend të një angazhimi konstruktiv, pamë vetëm refuzim dhe mungesë vullneti për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo gjithashtu thekson se kontradiktat brenda opozitës janë bërë të dukshme.

“Sipas saj, nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe është parë refuzim ndaj propozimeve tona, refuzim për pjesëmarrje në votim, refuzim ndaj kandidatëve si Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, si dhe ndaj figurave konsensuale si dr. Feride Rushiti dhe prof. Hatixhe Hoxha. Është refuzuar edhe bashkëqeverisja, posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit. Po ashtu, është refuzuar edhe vetë procesi për zgjedhjen e Presidentit”.

Nagavci ka shtuar se situata aktuale po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe, sipas saj, përgjegjësia për këtë bie mbi opozitën.

“Të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të fundit, po e çojnë vendin edhe një herë drejt zgjedhjeve të reja. Përgjegjësia për këtë situatë është e qartë dhe qytetarët do ta japin përgjigjen e tyre”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 991)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com