DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci pasi LDK-ja kërkoi presidencën: Presim kandidat jopartiak

25 Qershor 2026
A A
Nagavci: PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3
Share on Facebook

sh-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se diskutimet për çështjen e presidentit do të intensifikohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

E pyetur lidhur me deklaratat e LDK-së se marrëveshja për presidentin mund të arrihet nëse kjo pozitë i takon kësaj partie, Nagavci u shpreh se presin një kandidat jopartiak.

“Presim certifikimin e rezultateve edhe pastaj zhvillojmë me intensitet të shtuar diskutimet. Bëj thirrje te të gjithë deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit, që të sillen me përgjegjësi ndaj Kuvendit, ndaj institucioneve, ndaj qytetarëve që i kanë besuar që të jenë pjesë e Kuvendit dhe të mundësojmë kuorumin prej 80 deputetëve, në mënyrë që të zgjidhet presidenti apo presidentja e vendit. Kemi parë disa deklarata të emrave të përveçëm të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë presidentë apo presidente. Gjithsesi, ne presim të kemi një kandidat apo kandidate konsensuale, jo partiak, jo partiake, të cilët do të gëzojnë besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozitën e tillë dhe rolin unifikues”, tha ajo.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë një kandidat partiak për president, Nagavci tha se kjo mbetet çështje për diskutim, duke rikujtuar përpjekjet e mëhershme të subjektit për të arritur marrëveshje me partitë e tjera.

“Kjo gjë duhet të diskutohet. Ju e dini që edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, ne kemi kërkuar nga partitë e opozitës në atë kohë, edhe nga LDK-ja e PDK-ja, që të propozojnë emra konkretë. Ne kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president. Kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim med LDK-në. Kemi qenë të gatshëm të lirojmë pozitën e kryetares së Kuvendit. Pra, kemi dhënë gjithçka që është në mandatin tonë, përkundër që numrat dhe forcat në Kuvend kanë qenë dukshëm në favorin tonë.

Por, jemi munduar që të shmangim një palë zgjedhje të reja edhe të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me punë të shumta, të cilat janë me rëndësi për qytetarët. Por ndodhja që ndodhi… ju e patë që nuk pati gatishmëri të deputetëve të partive të tjera, të cilët ishin në Kuvend, për të zgjedhur presidentin. Shkuam në zgjedhje, të cilat e rikonfirmuan edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i cili është më i madh, ka numrin më të madh të votave sesa të gjitha partitë e tjera bashkë, partitë shqiptare, përfshirë subjektin e dytë, të tretë e kështu me radhë. Andaj, unë besoj që deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve edhe do të angazhohen maksimalisht, sepse kemi shumë kohë të humbur e shumë prej ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare e projekteve presin të shqyrtohen me prioritet.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 575)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 200)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com