DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

20 Tetor 2026
A A
Nagavci: PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3
Share on Facebook

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shqetësimet që kjo parti i kishte ngritur para miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara po rikthehen në vëmendje, pasi tashmë po kërkohet që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.

Nagavci ka deklaruar se Vetëvendosje që në fillim kishte shprehur shqetësime për shpejtësinë me të cilën ishte proceduar ligji, për përmbajtjen e tij dhe për problemet e mundshme kushtetuese.

“Megjithatë, sipas Nagavcit, ndryshimet ligjore nuk i shfuqizojnë aktgjykimet, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk garantojnë kthimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atdhe. Pavarësisht rezervave tona, e kemi mbështetur ligjin, me dëshirën që çdo nismë në mbështetje të çlirimtarëve të japë rezultate konkrete. Sot, kur po kërkohet rishqyrtimi i tij, rikthehen në vëmendje pikërisht shqetësimet që i kemi ngritur para miratimit. Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë një strategji të mirëfilltë shtetërore, një përgatitje serioze juridike për procesin e apelit dhe një angazhim të fuqishëm diplomatik për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës. Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo vetëm miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com