DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci pyetet për Haradinajn: Absurde që një person i cili ka folur fjalë të pavërteta për Kurtin të kërkojë mbështetje

25 Qershor 2026
A A
Oferta e LVV-së për opozitën, Haradinaj: Ky ultimatum, pjesë e strategjisë për ta dërguar vendin në zgjedhje
Share on Facebook

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se diskutimet për çështjen e presidentit do të intensifikohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke bërë thirrje për përgjegjësi nga të gjithë deputetët dhe për gjetjen e një kandidati konsensual.

E pyetur lidhur me deklaratat e LDK-së se marrëveshja për presidentin mund të arrihet nëse kjo pozitë i takon kësaj partie, Nagavci u shpreh se presin një kandidat jopartiak.

Nagavci shmangu komentet për emra të përveçëm, saktësisht për Ramush Haradinajn duke thënë se procesi duhet të fokusohet te interesi institucional dhe jo tek ambiciet personale.

“Po e them edhe një herë, unë nuk do të kisha dashur të flisja me emra të përveçëm. Është për mua, personalisht, pak absurde që një person — cilido qoftë ai — i cili ka folur fjalë të pavërteta dhe gjëra të cilat e di edhe vetë që nuk qëndrojnë për kryeministrin Kurti, tashmë të kërkojë që të marrë mbështetjen e kryeministrit Kurti. Dhe kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur përpara, por edhe për atë ku jemi tani. Kështu që unë besoj dhe bëj thirrje që të gjenden disa emra konsensualë, sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm burra e gra me integritet, me etikë të lartë edhe personale, edhe profesionale, të cilët do ta ushtronin në mënyrë shumë të mirë pozitën e presidentit apo presidentes.

“Ndaj duhet larguar, unë nuk po flas sot në emër të Lëvizjes me emra të përveçëm, por ajo që mund të them është që është koha që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim prej këtij ngërçi politik edhe të lëmë anash vetëm ambiciet dhe interesat personale”, shtoi ajo.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 458)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com