DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci: Sot nuk mund të them që do të qeverisim me një parti tjetër

24 Qershor 2026
A A
20 Milionët e Librave”: A Po Shndërrohet Ministrja Arbërie Nagavci në Zonja 10% e Arsimit?
Share on Facebook

Arbërie Nagavci nga LVV-ja nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në koalicion me ndonjë parti shqiptare për formimin e qeverisë së re.

Nagavci tha se LVV aktualisht ka 53 mandate dhe se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Ajo u shpreh e bindur se ekzistojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë, por nuk konfirmoi nëse kjo do të bëhet përmes një marrëveshjeje me ndonjë parti tjetër parlamentare.

E pyetur drejtpërdrejt nëse LVV do të qeverisë me LDK-në, PDK-në apo AAK-në, Nagavci tha se për këtë çështje nuk mund të japë përgjigje në këtë fazë.

“Kjo është çështje që nuk mund t’i përgjigjemi sot. I kemi numrat e mjaftueshëm për ta votuar qeverinë. Gjithsesi, unë nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër”, deklaroi ajo.

Nagavci shtoi se pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi dhe më pas të vazhdohet me formimin e institucioneve të reja.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 171)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com