Kandidati i PDK-së për deputet, Nasret Hajrizi, në emisionin “N’pikë” në DTV Media, ka folur për programin dhe ofertën politike të PDK-së.
Hajrizi tha se objektivi kryesor i PDK-së është marrja e përgjegjësisë për qeverisjen e vendit, me synimin për ta kthyer Kosovën në binarët e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se tensionimi i situatës politike dhe i raporteve në Kosovë ka ardhur si rezultat i veprimeve dhe iniciativave të tij.
Sipas Hajrizit, vendi ka nevojë për një qasje më të përgjegjshme dhe për politika që fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
