DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndalohen punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të rrezikut për punëtorët

22 Korrik 2026
A A
Ndalohen punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të rrezikut për punëtorët
Share on Facebook

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, pas konstatimit të mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren, zyrtarët kanë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore, të cilat sipas Inspektoratit paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Si pasojë e këtyre parregullsive, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në gjashtë objekte ndërtimore, prej të cilave tri ndodhen në Fushë Kosovë dhe tri në Prishtinë.

Inspektorati ka bërë të ditur se kompanitë përgjegjëse janë obliguar të marrin masat e nevojshme për eliminimin e rreziqeve dhe për respektimin e standardeve të sigurisë në punë.

Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të verifikojnë se janë përmirësuar kushtet e punës dhe janë larguar të gjitha rreziqet e evidentuara.

Autoritetet kanë theksuar se kontrollet në sektorin e ndërtimit do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e punëtorëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 640)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 396)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (168)
  • Shpallje (1)
  • Sport (379)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com