DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndalohet operimi i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A, KEK-u po funksionon vetëm me një njësi

6 Maj 2026
A A
KEK njofton se edhe një javë përfundon afati i furnizimit me energji si FMF
Share on Facebook

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, për shkak të rrjedhjeve të ujit në kaldajë në zonën e tejnxehësit.

KEK deklaron se stafi i Termocentralit Kosova, ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.

“Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se menjëherë pas ftohjes së njësisë do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës do të fillojë menjëherë procesi i sanimit.

“Qëllimi mbetet rikthimi i njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com