DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndërhyrje ruse në zgjedhjet në Kosovë përmes 32 mesazheve të politikanëve rusë, të shpërndara nga ‘Sputnik’ dhe ‘Russia Today’ të mbështur nga Serbia

2 Prill 2025
A A
Supremja refuzon ankesën e PDK-së; në shqyrtim edhe dy ankesa
Share on Facebook

Janë identifikuar gjithsej 32 mesazhe të politikanëve rusë që kishin për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e fundit në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt. Kështu u tha sot gjatë prezantimit të raportit të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe BIRN Kosova.

Kreshnik Gashi, hulumtues i BIRN dhe kryeredaktor i Kallxo, deklaroi se këto mesazhe përmbajnë synime të qarta dezinformuese kundër realitetit politik të Kosovës dhe orientimit të saj strategjik. Sipas tij, fushata është orkestruar nga Kremlini dhe ka pasur përkrahje të drejtpërdrejtë nga zyrtarë të qeverisë serbe.

“Kemi vërejtur që brenda më pak se dy muajve janë shpërndarë 32 mesazhe nga politikanët rusë, të cilat më pas janë amplifikuar nga mediat e financuara nga Rusia si ‘Sputnik’ dhe ‘Russia Today’, për t’u replikuar më pas nga liderë të qeverisë serbe apo politikanë të afërt me ta,” deklaroi Gashi.

Raporti thekson se gjatë fushatës zgjedhore u zhvillua një ofensivë e organizuar dezinformuese dhe e mbushur me gjuhë të urrejtjes, që kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe ndikimin në orientimin e saj perëndimor.

Gashi theksoi gjithashtu se është dokumentuar edhe një fushatë dehumanizuese që burimin e ka pasur tek persona të lidhur me shtetin dhe qeverinë serbe. Për më tepër, ai paralajmëroi se ndikimi i Kinës vazhdon të jetë i pranishëm në mediat vendore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 450)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com