Banorët e qytetit të Podujevës do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për dy ditë radhazi, raporton Demorkacia.com.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se më 19 dhe 20 qershor do të kryhen punime teknike në rrjetin furnizues të ujit.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në gypin kryesor me diametër prej 450 mm, me qëllim të rritjes së kapacitetit të furnizimit me ujë për qytetin. Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet çdo ditë nga ora 12:00 deri në ora 18:00.
KRU “Prishtina” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për përmirësimin e shërbimeve në të ardhmen.
