DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndërroi shiritin duke rrezikuar të tjerët, pamjet u publikuan në rrjete sociale-Policia merr masa ndaj shoferit

22 Gusht 2026
A A
Ndërroi shiritin duke rrezikuar të tjerët, pamjet u publikuan në rrjete sociale-Policia merr masa ndaj shoferit
Share on Facebook

Policia e Kosovës, një burrë e ka gjobitur me 100 eure, dhe, një pikë negative, pasi që i njëjti, duke drejtuar automjetin, kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

Policia në komunikatë ka shtuar se, pamjet e këtij veprimi të vozitësit ishin publikuar në rrjetet sociale.

Njoftimi:

Pas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndërmerr masa ndaj ngasësit të automjetit

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video-incizimi, ka ndërmarrë veprime për identifikimin e një automjeti të llojit kombi, i cili, në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit, kishte kryer veprime të rrezikshme në komunikacion.

Nga pamjet e publikuara është vërejtur se drejtuesi i automjetit kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe identifikimit të drejtuesit të automjetit, më datë 21.08.2026 ndaj tij janë ndërmarrë masat e parapara ligjore dhe i është shqiptuar gjobë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor në shumën prej 100 eurosh dhe një pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com