DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndodh edhe kjo: Tri vajza dyshohen për vjedhje në dy lokale në Prishtinë – zbulohen nga kamerat e sigurisë

9 Maj 2025
A A
Ndodh edhe kjo: Tri vajza dyshohen për vjedhje në dy lokale në Prishtinë – zbulohen nga kamerat e sigurisë
Share on Facebook

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një rast, jo fortë i zakonshëm është raportuar në dy lokale të bukurisë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku tri vajza të reja dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të produkteve kozmetike me vlerë rreth 150 deri në 200 euro.

Burime nga lokali “Delia Cosmetics” bëjnë të ditur për Sinjalin se tërë ngjarja ka ndodhur më 7 maj, rreth orës 17:55, ku pas një kontrolli të bërë nga stafi, u vërtetua mungesa e disa produkteve kozmetike, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur qartë momentin kur të dyshuara marrin produktet dhe largohen pa paguar.

Burimet bëjnë të ditur se të njëjtat persona dyshohet se kanë vepruar edhe në një tjetër lokal, i cili po ashtu është pronë e të njëjtit biznesmen dhe ndodhet në të njëjtën rrugë.

Indikacionet e para lënë të kuptohet se mund të mos jetë hera e parë që të njëjtat persona ndërhyjnë në këto lokale.

Rasti është marrë seriozisht nga drejtuesit e bizneseve, të cilët tashmë po ndjekin të gjitha rrugët për të identifikuar autoret dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com