DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit

11 Nëntor 2026
A A
Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit
Share on Facebook

Mikhail Bogachek, i nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Prishtinë, dallon nga paraardhësit e tij për shkak të përvojës profesionale kryesisht në sektorin privat, shëndetësi dhe teknologji.

Ndryshe nga diplomatët që kanë përfaqësuar më parë SHBA-në në Kosovë, Bogachek nuk ka një karrierë të gjatë në shërbimin diplomatik amerikan. Ai ka mbi 25 vjet përvojë në menaxhim institucional dhe sektorin privat, ndërsa aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS).

Ai ka qenë drejtor operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në SHBA. Po ashtu, ka themeluar kompanitë Cooperton, që merret me sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, dhe PharmaLife, e specializuar në teknologjinë për sektorin farmaceutik.

Sa i përket shkollimit, Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, ka doktoraturë në Bioinxhinieri dhe ka përfunduar një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Ai është gjithashtu autor i më shumë se 20 publikimeve shkencore dhe flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht.

Një tjetër element i profilit të tij është përfshirja në strukturat e Partisë Republikane. Në vitin 2023, Bogachek u zgjodh anëtar i bordit drejtues të Koalicionit Republikan Hebre, organizatë që mbështet kandidatët republikanë në SHBA.

Gati 18 vjet me ambasadorë nga karriera diplomatike

Që nga hapja e Ambasadës amerikane në Prishtinë në vitin 2008, SHBA-ja është përfaqësuar nga ambasadorë me përvojë në shërbimin diplomatik. Në mesin e tyre janë Tina Kaidanow, Christopher Dell, Tracey Ann Jacobson, Greg Delawie, Philip Kosnett dhe Jeff Hovenier.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Bogachek do të jetë kandidati i parë në këtë periudhë që nuk vjen nga karriera tradicionale diplomatike.

Emri i tij është dërguar në Senatin amerikan më 10 nëntor, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të shqyrtohet kandidatura. Deri në përfundimin e kësaj procedure, Ambasadën amerikane në Prishtinë vazhdon ta udhëheqë e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Nominimi i Bogachekut vjen pas një periudhe gati dyvjeçare pa ambasador të konfirmuar amerikan në Kosovë. Jeff Hovenier e përfundoi mandatin në dhjetor të vitit 2024.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 519)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com