DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndryshon afati për votimin me postë

19 Maj 2026
A A
Ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ja sa janë nga diaspora
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të nisë më 21 maj, katër ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e 52-të të mbajtur këtë të martë, e kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, votimi me postë, i cili ishte paraparë të fillonte më 25 maj, do të nisë më 21 maj.

KQZ-ja bëri të ditur se ndryshimi i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare, sipas të cilit kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të punojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.

Si pasojë, gjatë periudhës 22 deri më 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave postare, çka mund të shkaktonte vonesa në procesin e votimit me postë.

Për të shmangur këto vonesa, KQZ-ja ka ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakove me fletëvotime për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.

Mbi 131 mijë persona janë regjistruar për votim nga jashtë Kosovës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 812)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (317)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com