DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim

11 Tetor 2026
A A
Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim
Share on Facebook

Në ditën kur familjarët po përgatiten t’u japin lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla që mbetën të vrarë tragjikisht në Livoç të Ultë të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Valon Ramushit, i dyshuar për vrasjen e tyre.

Tragjedia që ndodhi më 9 tetor ka lënë të tronditur familjarët dhe opinionin publik, ndërsa sot, më 11 tetor, dy viktimave do t’u jepet lamtumira e fundit.

Derisa familja Bugujevci po përballet me dhimbjen e humbjes së dy anëtarëve të saj, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për paraburgimin e të dyshuarit.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, Ramushi dyshohet se fillimisht kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, Nafijen, derisa ajo ndodhej në ulësen e pasagjerit në veturën që ai po drejtonte.

Më pas, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë, dyshohet se kishte ndaluar pranë automjetit ku ndodheshin familjarët e bashkëshortes.

“Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, janë fjalët që, sipas përshkrimit të Gjykatës, i pandehuri dyshohet t’ua ketë thënë familjarëve përpara se të shtinte me armë zjarri.

Nga të shtënat mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes Egzon Bugujevci, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Një tjetër arriti të largohej.

Pas ngjarjes, sipas Gjykatës, i dyshuari kishte dërguar automjetin me trupin e pajetë të bashkëshortes pranë Emergjencës së Spitalit Rajonal të Gjilanit, ndërsa më pas ishte dorëzuar në Polici.

Valon Ramushi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com