DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Ne do të kërkojmë drejtësi”, familjari i Jetlira Foniqit pas dyshimeve për vrasjen e saj

24 Gusht 2026
A A
“Ne do të kërkojmë drejtësi”, familjari i Jetlira Foniqit pas dyshimeve për vrasjen e saj
Share on Facebook

Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, ka rrëfyer momentet e rënda pas marrjes së lajmit për vdekjen e familjare së tij.

Foniqi ka treguar se familja është njoftuar për rastin nga babai i Jetlirës, i cili në atë kohë ndodhej në Slloveni. Ai tha se lajmi i ka tronditur të gjithë familjarët, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm mes çiftit.

“Babai i së ndjerës ka qenë duke jetuar në Slloveni, ndërsa Jetlira ka qenë e martuar. Ne si familje, por edhe familja më e ngushtë, nuk kemi qenë në dijeni për ndonjë konflikt ose zënkë të mëparshme”, deklaroi Foniqi.

Sipas tij, familja aktualisht është duke pritur më shumë informacione për rrethanat e rastit, por dyshimet e tyre janë se 25-vjeçarja mund të jetë privuar nga jeta.

“Deri tash jemi me konstatime dhe lajmet e mëngjesit, dhe ne besojmë që fatkeqësisht është vrarë”, tha ai.

Familjari i Jetlirës theksoi se familja do të kërkojë që rasti të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Ne do të kërkojmë drejtësi pa fund”, u shpreh Foniqi.

Rasti është nën hetim nga autoritetet, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com