DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Majën e Korabit vendoset flamuri i UÇK-së dhe shqiponja dykrenare, reagojnë mediat maqedonase

25 Shtator 2026
A A
Në Majën e Korabit vendoset flamuri i UÇK-së dhe shqiponja dykrenare, reagojnë mediat maqedonase
Share on Facebook

Një fotografi nga Maja e Korabit, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Klubi Alpin Gjilan ka publikuar fotografi nga ngjitja në Majën e Korabit, në lartësi prej 2,764 metrash, ku shihen flamuri i UÇK-së dhe simboli i shqiponjës dykrenare.

“Me flamurin e UÇK-së dhe shqiponjën dykrenare, kjo ngjitje ishte edhe një shenjë mbështetjeje dhe respekti për vlerat tona dhe luftën e drejtë për liri”, thuhet në postimin e klubit.

Një prej pjesëmarrësve në ngjitje ka thënë se bëhej fjalë për një grup prej katër personash, ndërsa fotografitë e publikuara nga Klubi Alpin Gjilan më pas janë marrë nga një media maqedonase.

“Një grup i vogël, katër veta, e kemi ngjit Majën e Korabit dhe në faqen e Klubit Alpin nga Gjilani i kemi postu disa foto. Kanë hy në faqe, e kanë marrë këtë foto dhe kanë ba një shkrim. Ju pengojnë maqedonasve simbolet tona kombëtare”, ka thënë ai.

Për rastin ka raportuar një media maqedonase, e cila pretendon se në vendin ku më herët ishte vendosur flamuri maqedonas, tani është parë një konstruksion metalik me shqiponjën dykrenare.

“Në rrjetet sociale është shfaqur një foto e alpinistëve që ngjiten në majën e Korabit, ku shihet se në vendin ku më parë ishte vendosur flamuri maqedonas, tani qëndron një strukturë metalike me shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit shqiptar”.

“Sipas njoftimeve, në të kaluarën në këtë vend ka pasur raste të heqjes ose zëvendësimit të flamurit maqedonas me simbole shqiptare”, ka shkruar media maqedonase.

Maja e Korabit, me lartësi prej 2,764 metrash, ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pika më e lartë e të dyja vendeve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 289)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com