Policia e Kosovēs ka njoftuar se një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Në raportin e rregullt ditor të Policisë së Kosovës më tutje thuhet se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
