DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Prizren me mesazh se “Kosova është Serbi”, kush ia hapi derën Jovanoviqit për fushatë në Kosovë?

11 Tetor 2026
A A
Në Prizren me mesazh se “Kosova është Serbi”, kush ia hapi derën Jovanoviqit për fushatë në Kosovë?
Share on Facebook

Milosh Jovanoviq, bartës i listës “Autentična Desnica” në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka qëndruar në Prizren, ku ka realizuar një video për fushatën zgjedhore me mesazhin se “Kosova është Serbi”. Vizita e tij vjen vetëm dy ditë pasi një delegacion nga Kosova nuk u lejua të hynte në Preshevë për t’i shprehur ngushëllime kryetares së kësaj komune, Ardita Sinani.

Jovanoviq, i cili drejton partinë e djathtë nacionaliste serbe Novi DSS dhe është bartës i listës zgjedhore “Autentična Desnica”, e ka shfrytëzuar qëndrimin në Prizren për të përcjellë mesazhe politike që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Jovanoviq ka shprendarë një video në TikTok kur thotë se Prizereni eshte qytet i Serbise.

Në videon e publikuar nga ai, Prizreni paraqitet si qytet serb, ndërsa në mbishkrimin e videos thuhet: “E drejta autentike në Prizren, Kosovë, është Serbia”.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Jovanoviq e ka përshkruar Prizrenin si një nga qytetet më të bukura serbe dhe si “Prizreni perandorak i Dushanit”, duke përsëritur se Kosova është territor i Serbisë. Raporton PAPARACI

Qëndrimi i tij në Prizren ngre pyetjen se si u realizua kjo vizitë dhe a kishte marrë leje paraprake nga institucionet e Kosovës, përfshirë autoritetet përgjegjëse për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj. Deri më tani, në informacionet e gjetura nuk ka sqarim zyrtar se kush e ka autorizuar vizitën apo nëse është kërkuar ndonjë leje e veçantë.

Rasti merr një dimension tjetër për shkak të zhvillimeve të 9 tetorit. Atë ditë, deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku dhe Liza Gashi, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, dhe këshilltarin Ragmi Mustafi, nuk u lejuan nga autoritetet serbe të vazhdonin rrugën drejt Preshevës për t’i shprehur ngushëllime Ardita Sinanit pas vdekjes së babait të saj.

Delegacioni priti për disa orë në pikën kufitare në Depcë, por në fund u detyrua të takohej me Sinanin në anën e Kosovës.

Kështu, derisa përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës iu pamundësua një vizitë me karakter personal dhe humanitar në Preshevë, një politikan serb ka realizuar në Prizren një video me përmbajtje të qartë politike dhe me pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Mbetet të sqarohet nëse institucionet e Kosovës kanë qenë në dijeni të vizitës së Jovanoviqit, në çfarë baze është realizuar ajo dhe nëse do të ketë reagim zyrtar ndaj mesazheve të tij nga Prizreni.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com