DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

10 Janar 2026
A A
Kaq deputet do t’i kenë partitë shqiptare në Kuvend
Share on Facebook
Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit për të shtatën herë, por ka prej tyre që kanë fituar mandatin e 10. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i vetmi deputet në historinë e pasluftës së Kosovës që është zgjedhur në të gjitha legjislaturat e deritanishme, duke fituar gjithsej 10 herë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Parlament. Megjithatë, ka pasur raste kur Haradinaj është tërhequr nga mandati për arsye të ndryshme. Pas Haradinajt, Enver Hoxhaj ka fituar mandate në 9 legjislatura që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës, ndërsa bashkëpartiaku i tij nga PDK, Xhavit Haliti, ka fituar 8 herë ulëse në Kuvend, duke mos u zgjedhur vetëm dy herë (2019 dhe shkurt 2025). Të tjerët në këtë listë me 7 mandate janë Glauk Konjufca, Blerta Deliu – Kodra, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj, të gjithë të zgjedhur rregullisht në zgjedhjet e fundit dhe më parë. Lista e deputetëve me mandatet e fituara: Ramush Haradinaj: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Enver Hoxhaj: 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Xhavit Haliti: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2021, 2025 Glauk Konjufca: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Blerta Deliu – Kodra: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Anton Quni: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Armend Zemaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Hykmete Bajrami: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Time Kadriaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025 Kujtojmë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në zgjedhje nacionale është futur në vitin 2010.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com