Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në momentin kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të bëjë publik vendimin për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka zgjatur për afro gjashtë vjet. Të katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Ndërkohë, në prag të shpalljes së aktgjykimit, platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se sonte në Hagë do të mbahet një tubim paqësor i quajtur “Nata e pritjes”.
Tubimi do të zhvillohet para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale.
