DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nexhmedin Spahiu ngre pikëpyetje për financat e Kurtit: Si u shpenzuan mbi gjysmë milioni euro?

23 Prill 2026
A A
Nexhmedin Spahiu ngre pikëpyetje për financat e Kurtit: Si u shpenzuan mbi gjysmë milioni euro?
Share on Facebook

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka ngritur dilema lidhur me mënyrën e menaxhimit të të ardhurave të kryeministrit Albin Kurti gjatë viteve të tij në politikë.

Në një deklaratë për DTV Media, Spahiu tha se Kurti, gjatë kohës sa ka qenë deputet dhe kryeministër, ka përfituar mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i Kosovës, ndërsa shtoi se edhe bashkëshortja e tij ka pasur të ardhura të konsiderueshme në shtetin ku punon.

Duke folur për stilin e jetesës së Kurtit, Spahiu theksoi se ai nuk njihet si person që shpenzon në alkool apo bixhoz, duke përmendur se nuk pi raki, nuk luan bixhoz dhe nuk është i njohur si duhanpirës.

Në këtë kontekst, ai ngriti pyetje publike për mënyrën se si janë menaxhuar këto të ardhura, duke përmendur edhe faktin se Kurti paguan një qira relativisht të ulët dhe, sipas tij, nuk rezulton të ketë investime të mëdha si blerja e një shtëpie apo veture.

Spahiu vlerësoi se këto çështje meritojnë sqarim, duke shtuar se transparenca në menaxhimin e financave personale është e rëndësishme, sidomos për një udhëheqës shtetëror që menaxhon buxhetin e vendit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 723)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (307)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com