DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga sa mandate në Kuvend i kanë siguruar partitë dhe si e theu rekordin e njeriut më të votuar Albin Kurti?

5 Janar 2026
A A
Kurti: Veteranët e UÇK-së janë bashkudhëtarët e dëshmorëve të lirisë
Share on Facebook

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me publikimin e të dhënave të fundit nga procesi zgjedhor i mbajtur më 28 dhjetor 2025.
Deri tani del se janë numëruar 95.72% e votave, derisa procesi është në numërimin e votave me postë.

Për dallim nga zgjedhjet e së dielës së 28 dhjetorit, në shkurt të vitit 2025, Lëvizja Vetëvendosje pati marrë 42.30% apo 48 deputetë, PDK 20.95% apo 24 deputetë, LDK 18.27% apo 20 deputetë kurse AAK-Nisma 7.06%, apo 9 deputetë.

Rënien më të madhe del se e ka pësuar LDK-ja, e cila ra në 13%, derisa kryetari i partisë Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se menjëherë do ta thërrasë Kuvendin e LDK-së, ndonëse një gjë të tillë nuk e bëri ende.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086.

Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur më 27 dhjetor.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të KQZ-së. Atje patën të drejtë vote, 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike.

Ndryshe sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti – me 355.248 vota – i cili sapo theu rekordin e tij të mëparshëm nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, kur i kishte fituar 337.791 vota.

Rekordi mbahej paraprakisht nga presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 586)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com