DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga Ukë Rugova te Sokol Havolli: LDK-ja e re e Abdixhikut lë jashtë Arben Gashin e Imri Ahmetin

15 Prill 2026
A A
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar përbërjen e re të Kryesisë së partisë, duke reflektuar një strategji të re riorganizimi.

Ky ndryshim ka sjellë surpriza të mëdha, pasi jashtë strukturës udhëheqëse kanë mbetur disa nga figurat më të zëshme dhe me ndikim në LDK.

Kush janë “të larguarit” e mëdhenj?

Nga lista e Kryesisë së re vërehet mungesa e emrave që për vite me radhë kanë qenë në vijën e parë të frontit politik. Ndër emrat më spikatës që nuk do të jenë pjesë e kësaj përbërjeje janë: Arben Gashi, Driton Selmanaj, Imri Ahmeti, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri.

Përveç tyre, pjesë e Kryesisë nuk do të jenë as: Besa Gaxheri, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti dhe Visar Berisha.

Në anën tjetër, Abdixhiku ka vendosur të afrojë figura të reja, Kryesisë i janë shtuar:Ukë Rugova (Djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova), Sokol Havolli, Ermal Sadiku, Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi dhe Shefqet Shehu.

LDK bën të ditur se kjo kryesi do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me objektivat e reja. Kjo fazë konsiderohet si një periudhë kalimtare drejt konsolidimit të lidhjes mes qendrës dhe degëve në të gjithë Kosovën.

“Kryesia e re do të plotësohet në ditët në vijim edhe me përfaqësues nga degët e mëdha të papërfaqësuara në këtë përbërje,” thuhet në komunikatë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 626)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com