DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

2 Nëntor 2026
A A
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Screenshot

Share on Facebook

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat.

Nga kjo ngjarje që ndodhi të dielën, 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe janë gjetur pa shenja jete, derisa si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, Brahim Demiri 65-vjeçar, ndaj të cilit sot është caktuar masa e paraburgimit.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi për dy viktimat do të mbahet nesër.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Demiri dyshohet se e ka privuar nga jeta të birin e tij dje në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e tashmë ndjerit, ishte gjetur po ashtu pa shenja jete.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 116)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com