DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ngjarje e rëndë në Shqipëri- gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se i hodhi benzinë një automjeti

31 Tetor 2026
A A
Ngjarje e rëndë në Shqipëri- gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se i hodhi benzinë një automjeti
Share on Facebook

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka sulmuar me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Një 27-vjeçar, me inicialet A. Q., ka njoftuar Policinë se, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës.

Incidenti kishte ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit ishte një shtetas gjerman 47-vjeçar, me inicialet J. K., i cili ka refuzuar të identifikohet. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij, 47-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S. Dy efektivët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka arritur të neutralizojë dhe shoqërojë autorin e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com