DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nis largimi i punëtorëve shqiptarë nga Komunat Veriore të punësuar gjatë qeverisjes nga kryetarët shqiptarë

14 Janar 2026
A A
Nis largimi i punëtorëve shqiptarë nga Komunat Veriore të punësuar gjatë qeverisjes nga kryetarët shqiptarë
Share on Facebook

Kanë kaluar vetëm një muaj e pak ditë prej rikthimit të kryetarëve serbë në krye të katër komunave në veri të vendit.

E me t’u ulur në ulësen e të parit të Komunës së Zveçanit, kryetari serb nga Lista Serbe, Dragisa Milovic ka nisur me largimin e personelit shqiptarë nga puna.

Sot i është kryer kontrata e punës dy punonjësve shqiptarë, të punësuar në Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, pasi kishin përfunduar gjashtë muaj angazhim, ashtu si ishte paraparë në kontratën që ata kishin nënshkruar me komunën respektive.

Në arsyetim për ndërprerjen e marrëdhëniea së punës thuhet se kjo po bëhet në bazë të dispozitave të nenit 13 dhe 58 të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 51 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik.

Si arsyetim zyrtar ceket:

– Në bazë të Ligjit të cekur më lartë, nenit 51, paragrafi 2, nëpunësi gjatë punës provuese nuk ka ndjekur trajnimet e detyrueshme.

– Me planin e personelit për vitin 2026 janë planifikuar punësime të kuadrit profesional dhe të nivelit të lartë udhëheqës në të gjitha pozitat nëpër drejtori andaj në pajtim me këtë buxheti i komunës së Zveçanit nuk ka mjete të mjaftueshme edhe për asistent administrativ.

-Nuk ekziston raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës.

Ndryshe, burime të “Mitropol” brenda Komunës së Zveçanit thonë se zyrtarëve shqiptarë po u bëhet me dije nga ekzekutivi i ri që secilit që i skadon kontrata do largohet nga puna me radhë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com