DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nis puna për strategjinë e apelit në Hagë, Konjufca: Krerët e UÇK-së do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit

28 Tetor 2026
A A
Konjufca në Prekaz: Familja Jashari është krijuese e UÇK-së, bëri aktin më të lartë, atë të sakrificës për liri
Share on Facebook

Grupi punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e apelit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para Dhomave të Specializuara në Hagë ka mbajtur të martën mbledhjen konstituive, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca.

Konjufca ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

“Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel. Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj”, ka shkruar ai në Facebook.

Konjufca ka theksuar se UÇK-ja i bashkon qytetarët përtej dallimeve politike dhe se institucionet e Kosovës dhe forcat politike kanë përgjegjësi të qëndrojnë të bashkuara në mbështetje të krerëve të saj.

Sipas tij, kjo mbështetje duhet të shoqërohet me përkushtim dhe vendosmëri për mbrojtjen e asaj që ai e cilëson si të drejtë historike të popullit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës e kishte formuar grupin punues më 14 tetor, me mandat për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në rastin e katërshes së UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com