DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nisma vazhdon të qëndrojë pranë dakordimit Kurti – Limaj: Nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

15 Korrik 2025
A A
Nisma vazhdon të qëndrojë pranë dakordimit Kurti – Limaj: Nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit
Share on Facebook

Nisma Socialdemokrate vazhdon të qëndrojë pranë dakordimit që kanë arritur Fatmir Lumaj dhe Albin Kurti në muajin prill. Ky subjekt politik është i gatshëm për marrëveshje politike me VV-në, nëse Kurti tregon vullnet për të realizuar zotimin e tij për bashkëqeverisje.

Një burim i mirëinformuar brenda kësaj partie i ka thënë gazetës Nacionale se Nisma nuk ka hequr dorë nga kushte i saj për bashkëpunim me VV-në.

I njëjti burim ka treguar gazetës se kjo parti nuk ka hequr dorë nga ujdia që Fatmir Limaj të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Këtë javë pritet të ketë një takim të ri në mes të kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir LImaj. Një takim i tillë është konfirmuar nga vetë lideri i Nismës.

Kurse, deputetja e LVV-së, Liza Gashi, ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit është e gatshme për marrëveshje politike me Nismën e Fatmir Limajt.

Ajo ka bërë me dije se VV-ja është duke diskutuar me këtë subjekt politik për të procedua tutje me marrëveshje.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka deklaruar VV-ja nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Jemi duke diskutuar për të proceduar tutje me Nismën. Albulena Haxhiu është kandidate nga partia jonë dhe në këtë rast do të vazhdojmë të mbështesim zgjedhjen e një gruaje adekuate”, ka thënë Gashi.

Ajo ka treguar se takimet në mes të këtyre partive politike janë duke vazhduar.

“Ne kemi mbajtur mbledhje me Nismën dhe do të vazhdojmë të mbajmë takime të tjera. Gjatë këtyre takimeve kemi pasur disa diskutime dhe do të vazhdojmë të jemi të hapur për debat. Po ashtu, i kemi bërë ftesë opozitës për një bashkëpunim më të gjerë sa i përket konstituimit”, është shprehur Gashi.

Ujdia e Kurti – Limaj

Para një muaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kishte treguar se në takimin që kanë pasur me Albin Kurti, në muajin prill, në një lokal të Prishtinës, i pari i VV-së ishte dakorduar që postin e kryetarit të Kuvendit të ia jep Nismës.

Në një intervistë për emisionin “Pressing”, ai kishte treguar përmbajtjen e takimit që ka pasur me Albin Kurti.

“Kurti më ka ofru një opsion për qeverisje, që nënkupton NISMA të jetë pjesë e Qeverisë. Unë i thash e NISMA nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë, ne mund të bëjmë partneritet Kuvendi, tani për tani nuk jemi të interesuar për qeverisje. Po shkojmë me minimumin”, kishte thënë Limaj, duke përmendur detaje tjera të bisedës.

“Partneritet në nivel Kuvendi ishte që të jem kryetar i Kuvendit, si dhe në paketë ligjore. Unë thash po shkojmë me minimumin, ne në Kuvend mund të japim shërbimet tona”, ishte shprehur ai.

Megjithatë, Limaj nuk i kishte mbetur hatri që Kurti nuk e kishte mbajtur premtimin.

“Në fund patëm një dakordim gojor. Ne të dy. Unë dhe Kurti. Ai mbet me diskutu me partner të vet, unë me partinë time. Ne s’kemi pasë marrëveshje me shkrim. Nuk u ndjeva keq që e propozuan Haxhiun, sepse s’kishim marrëveshje të shkruar”, kishte treguar Limaj.

Më pas, për këtë takim ka folur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti kishte thënë se nuk ia ka premtuar këtë post Limajt.

“Unë kam pasur takime me kryetarin Limaj, takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje, thjesht për shkak të insistimit si shkak i një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit”, ishte shprehur Kurti.

Sipas tij, partnerët e tij të koalicionit parazgjedhor kanë më shumë deputetë se Limaj.

“Unë jam në koalicion me partinë Guxo e Alternativa. Guxo i ka 6 deputetë e një partie me 3 deputetë t’ia japim kryeparlamentarin kur e ka koalicionin me një parti qe e ka dyfishin për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton arkitekturën paraprake”, kishte thënë Kurti.

Deputetët edhe sot do të bëjnë një përpjekkej të radhës për konstituimin e Kuvendit. Kjo do të jetë hera e 47 që ata tentojnë konstituimin e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, e cila ka filluar më 15 prill.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 563)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 840)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com