Më 6 gusht 2026, në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I.Fetahu ka dorëzuar një zarf të gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik, brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro.
Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre. Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit.
