DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një vit nga sulmi, vlerësohet lartë përfshirja e FBI-së në hetimin për Ibër-Lepencin

29 Nëntor 2025
A A
Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje
Share on Facebook

Para një viti ndodhi sulmi Ibër-Lepenc, i cili nga institucionet e Kosovës u cilësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia.

As pas një viti nuk është ngritur aktakuzë dhe hetimet për sulmin e ndodhur në mbrëmjen e 29 nëntorit në kanalin e Varagës në Zubin Potok nuk kanë përfunduar.

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci ka thënë se në këso raste hetimet mund të zgjasin më shumë se 1 vit dhe se sipas tij ato janë shumë komplekse dhe nevojitet kohë pasiqë bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

“Sulmi në aspekt të sigurisë kombëtare është mjaft i rrezikshëm preket uji dhe uji do të thotë vet jeta pastaj duke qenë se infrastruktura e Ibër-Lepencit furnizon KEK-un, pra pikërisht energjinë e vendit e forcon sensitivitetin e situatës komplekse për hetim, çdo hetim kryhet në detaje ,analiza komplekse dhe pa presion”.

“Nëse do të kishte sukses efektet do të ishin katastrofale në aspektin energjetik, sepse rezervat e ujit për ftohjen e kazaneve në Kosova B do harxhoheshin shpejtë, ne do të ballafaqoheshim me krizë energjetike”, shtoi Dashevci.

Ai e ka cilësuar si shumë pozitiv, faktin se në hetime është përfshirë Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

“Kosova është aleat i përjetshëm i SHBA-s dhe ndihma e aleatit në këto situata ëdhtë e mirëseardhur dhe e pakontestueshme. Kjo nënkupton se shkalla  e rrezikut dhe kompleksiteti i rastit është i lartë, vendit tonë i duhet ndihmë nga partnerët strategjik për zbardhjen e këtij rasti kompleks”.

“Normalisht që FBI-ja, mendoj unë ka të drejtën e plotë për të kërkuar qasje në të dhënat e inteligjencës që Kosova nuk i ka pasur të mjaftueshme, po flasim këtu për agjencinë e hetimeve më kredibile që ka bota”.

Aktualisht për rastin e ndodhur tash një vit në paraburgim ndodhen dy persona: Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë vëllezër.

“Janë vetëm dy vëllezër serbë të arestuar sipas asaj që kemi parë nga burimet e hapura por unë  mendoj që nuk mjafton kjo për ta konsideruar rastin të ndriçuar plotēsisht  sepse vetëm ekzekutorët nuk mjaftojnë, duhet të dihen urdhërdhënësit, nxitësit ose shtytësit, për atë ndihma e FBI-së është esenciale për vendin tonë”.

“Ndërsa organizatorët mbeten të paidentifikuar, me ndihmën e FBI shpresoj identifikohen edhe organizatorët,por po e përsërisê nevoitet kohë,durim sepse bëhet fjalë për akt terrorist,dhe aktet terroriste marin kohë në hetim”, shtoi njohësi i sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 539)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com