DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njësia Speciale ndërhyn në Veternik pas bllokimit të rrugës nga protestuesit

29 Maj 2025
A A
Njësia Speciale ndërhyn në Veternik pas bllokimit të rrugës nga protestuesit
Share on Facebook

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbërritur në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, ku është bllokuar rruga nga protestues të shumtë, përfshirë përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë, raporton Ekonomia online.

Protesta, e paralajmëruar më herët, ka nisur sot në orën 10:00 si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon ndërmarrjet të dalin në tregun e lirë të energjisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një prani të konsiderueshme të automjeteve të rënda si kamionë, të parkuar në mënyrë strategjike për të ndalur qarkullimin, si dhe forca policore të angazhuara për menaxhimin e situatës.

Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të indinjuar me vendimin e ZRRE-së, duke theksuar se dalja në tregun e lirë do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit dhe do të rrezikojë funksionimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Policia e Kosovës po monitoron nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nuk raportohet për përplasje deri në këtë moment.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 335)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com